Në moshën 84-vjeçare ka vdekur këngëtari i mirënjohur shkodran, Shyqyri Alushi

Në moshën 84-vjeçare ka vdekur këngëtari i mirënjohur shkodran, Shyqyri Alushi

Shyqyri Alushi, “bilbili” i muzikës popullore, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë. Shyqyri Alushi ka lindur në Shkodër më 10 Maj të vitit 1934. Këngëtar i shquar i ahengut dhe këngës popullore qytetare shkodrane në gjysmën e dytë të shekullit XX-të. Rrjedhë nga një familje me origjinë fshatare. Prej babait të tij Alushit, trashëgon pasionin për muzikën popullore.  Ishte këngëtar dhe muziktar popullor në fyell dhe zumare.

Shyqyri Alushi njihet edhe si këngëtari i fundit i ahengut shkodran. Më 1984 i jepet titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1996 në festivalin e këngës popullore qytetare i jepet “Çmimi i Karrierës”. Me rastin e 65 vjetorit të lindjes, Bashkia e Shkodrës i jep titullin “Krenaria e Qytetit”. Gjatë gjithë jetës së tij artistike ka marrë edhe shumë çmime dhe dekorata të tjera. Ndër këngët e arta të repertorit të tij përmendim: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nëpër fusha në kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë kur jena pa”, “Eni more shokë”. Regjistrimet e tij muzikore janë kryesisht pranë Radio-Tiranës dhe Radio-Shkodrës.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …