Katër qytetarë kanë gjetur vdekur dje nga dy aksidente, 15 janë mbytur në dy muajt e fundit në komunikacion

Katër qytetarë kanë gjetur vdekur dje nga dy aksidente, 15 janë mbytur në dy muajt e fundit në komunikacion

Katër qytetarët të  Kosovës kanë gjetur vdekur dje nga dy aksidente. Në dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë vdekur 15 veta si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018 dhe të tjerët. Nëse krahasohet me vitin 2018, janë katër veta më shumë që kanë humbur jetën për periudhën e njëjtë kohore. Vetëm dje kanë ndodhur katër të vdekur në dy aksidente të ndara”. “Shkaqet janë të ndryshme por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, nga manipulimi i pasigurt me automjet, tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës, mos respektimi i shenjave të trafikut dhe mos përshtatja e kushteve të rrugës përdorimi i shpeshtë i telefonave mobil, vozitja nën ndikimin e alkoolit, substancave narkotike, ndikimi i lodhjes apo pagjumësisë, trajnimi joserioz gjatë dhënies së provimit për shofer, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet ngase akoma në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike, ku infrastruktura është problematike dhe drejtuesit e mjeteve  janë të pakujdesshëm gjatë vozitjes”, është thënë në komunikatën e IKSHPK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …