KEDS-i gjobitet me 90 mijë euro, pasi 18 njehsorëve u kishte skaduar afati i vlefshmërisë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka shqiptuar 18 gjoba ndaj KEDS-it, në vlerë totale prej 90 mijë eurosh, pas konstatimit të parregullsive në njehsorët elektrikë.

Sipas njoftimit zyrtar, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka gjetur se për 18 njehsorë të verifikuar është konstatuar se u kishte skaduar afati i vlefshmërisë.

Gjatë muajit prill 2026, autoritetet kanë intensifikuar trajtimin e ankesave të konsumatorëve lidhur me devijimet në njehsorë. Një komision ad hoc i themeluar për këtë çështje ka pranuar gjithsej 574 ankesa të dokumentuara.

Nga verifikimet në terren, janë tërhequr 54 njehsorë nga shtatë rajone të Kosovës dhe janë testuar në laboratorët e Agjencia e Metrologjisë së Kosovës. Rezultatet tregojnë se në 38 prej tyre janë konstatuar devijime në kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Sot, edhe nga këtu, po u themi qartë: ata nuk janë vetëm

Organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, sot në Prishtinë u orginizu aktiviteti për nisjen llogaritjen …