Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se është rikthyer në funksion për prodhim të energjisë blloku B2. Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli ka njoftuar se njësia prodhuese B 2 pas testimeve starton me sukses. “Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve të KEK-ut dhe termocentralit Kosova B, blloku B2 ka startuar me punë. Në këto orë ku po flasim janë ndarë megavatet e parë dhe qysh nesër në mëngjes do të startoj me funksion të plotë” ka njoftuar zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
