Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: AAK-ja është i vetmja parti që ka ofruar një platformë për tejkalimin e bllokadës politike në vend

Deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka deklaruar se subjekti politik që i takon është e vetmja parti që ka ofruar një platformë për tejkalimin e bllokadës politike në vend. Ai ka shkruar se Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbetur e sinqertë gjatë gjithë situatës politike, duke theksuar se oferta e saj është bërë në interes të shtetit dhe qytetarëve. “Aleanca e vetmja që ka dhënë ofertë e platformë se si shmanget bllokada. Aleanca mbetet e sinqerta në krejt këtë situatë. Tjerët le të flasin për poste me orë, ditë a javë po deshën, ne ofruam mbështetjen tonë në përfitim të shtetit e popullit. Asgjë për Aleancën. Përfitojnë bujqit, ndërmarrësit e vegjël, Prishtina, si dhe qytetarët me infrastrukturë të përfunduar e me çmime më të ulëta të rrymës”, shkroi ai, duke publikuar edhe kushtet e kësaj partie për mbështjetjen për formimin e institucioneve të reja “pa asnjë pjesëmarrje në Qeveri” ka shkruar deputeti, Burim Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: Aleanca me ofertën e saj e ka treguar se interesin e vendit e vendos para interesit partiak

Duke komentuar deklaraten e liderit të partisë Vetëvendosje, Albin Kurti lidhur me me mos marrjen …