Mbi një milion hyrje dalje të qytetarëve mes Kosovës dhe Shqipërisë në muaj vetëm në pikën doganore në Morinë

Është shënuar rritje e ndjeshme e qarkullimit të qytetarëve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Shifra ka kaluar në mbi një milion brenda muajit. Drejtori i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, Arben Alika, ka dekl;ruar se gjatë muajve maj dhe qershor janë përpunuar në hyrje dhe dalje mbi 2 milionë shtetas, me një mesatare ditore prej më shumë se 42 mijë personash. Mediet e Shqipërisë njoftojnë se turistët e shumtë nga Kosova, tani më nuk po mësyjnë vetëm plazhet e Adriatikut dhe Jonit të Shqipërisë por edhe turizmin malor, sikur është ai në Luginën e Valbonës e Theth dhe destinacione tjera. Po ashtu njoftohet se vetëm gjatë katër orëve të para të kësaj të shtune, përmes Pikës së Kalimit Kufitar Morinë kanë hyrë në Shqipëri 12 mijë e 431 shtetas nga Kosova, me 2 mijë e 879 automjete të vogla dhe autobusë.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …