Kuvendi i Kosoves

Kërkesa e Listët Serbe për postin e kryetarit të Kuvendit është e parealizueshme

Drejtues të partive politike e kanë quajtur të parealizueshme kërkesën e Listës serbe për postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të votave të tyre për ta krijuar Qeverinë. Ata kanë përkujtuar se kjo kërkesë është në kundërshtim edhe me rregullat e Kushtetutës së Kosovës. Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës është e rregulluar me Kushtetutë dhe nuk mund të bëhet me anë të kërkesave të asnjë partie politike. Ai ka përkujtuar se Kushtetuta e Kosovës e përcakton shumë qartë se pozita e kryetarit të Kuvendit i takon koalicionit apo partisë që fiton më së shumti vota. Edhe zëdhënësi i lëvizjes “Vetëvendosje”, Shkodran Hoti, ka thënë se shumica shqiptare nuk duhet t’u nënshtrohet kushtëzimeve të Listës Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …