Nehat Thaçi

Kërkesa për lirimin e Nehat Thaçit refuzohet nga Gjykata e Nishit

Kërkesën e mbrojtjes së drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, për lirim nga arresti, e ka refuzuar Gjykata e Nishit. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës së Nishit, Vladimir Stanojeviq, i cili ka thënë se për rastin e drejtorit do të vendoset në Beograd.“Ankesa e mbrojtjes u refuzua dhe lënda u dërgua në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd. Tani ata e kanë në dorë të vendosin se si do të zhvillohet më tej ky proces”, ka thënë Stanojeviq. Thaçi ishte arrestuar me një vendim të Gjykatës së Nishit të lëshuar në vitin 2010, nën dyshimin për terrorizëm. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe teksa po kalonte kufirin Kosovë – Serbi, për të dalë në vende të Bashkimit Evropian, ai është arrestuar nga autoritetet serbe. Pas kësaj, më 30 shtator, Gjykata e Nishit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …