Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Këshilli i fshatit Llukë e Epërme ka kërkuar nga deputetët të mos e votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin

Në për mjetë një komunikate për medie, Këshilli i fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave të vijës kufitare me Malin e Zi ka njoftuar se arsyeja për ta vizituar vendin “Kulla e Zhlepit” ka qenë vizita e planifikuar në varrezat e të parëve të tyre. Por ky planifikim nuk mundi të kryhej nga gjithë këta fshatarë për shkak se kjo u pamundësua në mënyrë arbitrare nga forcat të shumta policore të Malit të Zi. Kjo ndalesë ishte e padrejtë, pasi që ishte 5 km në thellësi të territorit të Kosovës, ani pse marrëveshja ende nuk është ratifikuar. Ne në shenjë proteste bllokuam rrugën kryesore për orë të tëra, shprehëm pa kënaqësinë tonë për gabimin e madhe të Komisionit Qeveritar, të Presidentit Thaçi, të Kryeministrit Mustafa, dhe në mënyrë kolektive i bëjmë thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës te të gjitha subjekteve politike që të mos e ratifikojnë marrëveshjen dhe ta bashkojnë votën kundër demarkacionit. Në të kundërtën kjo është tradhti e madhe Kombëtare, tradhti  ndaj qytetarëve dhe shtetit të Republikës së Kosovës, dhe historia do të ju ndëshkoj rënd, duke u bërë njollë e zezë në historinë e këtij vendi. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me marrëveshjen si të tillë, dhe nuk do të ketë stabilitet e pajtueshmëri qytetare, dhe nuk do të qëndrojmë indiferentë, e veprimet tona do të radikalizohen. Të nderuar deputet mos e votoni këtë marrëveshje!, thuhet në mes tjerash në komunikate për medie, Këshilli i fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave të vijës kufitare me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …