Brickos

Flamuri i Kosovës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara siç është “korrigjimi i kufijve”

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë. Këshilli i diplomatëve shpreh shqetësim për “qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i ‘korrigjimit të kufijve’ që sipas tij, kanë krijuar paqartësi në oponionin publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptar.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, po ndjek me vëmendje deklaratat e ditëve të fundit mbi ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke inkurajuar çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i “korrigjimit të kufijve”, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në opinionin publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptarë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet qëndrimet në vazhdimësi, zyrtare dhe publike të qeverive të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përjashtuar opsionin e korrigjimeve të kufijve për zgjidhjen e interesit kombëtarë. Fryma e dialogut me Serbinë dhe rezultatet e negociatave duhet të jenë domosdoshmërisht në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat kombëtare dhe ato të partnerëve strategjik SHBA dhe BE. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet gjithashtu, institucionet e Kosovës përfaqësuese në dialogun Prishtinë – Beograd, të vazhdojnë me pergjegjësi këtë proçes i cili është shumë i rendësishëm për stabilitetin në rajonin tonë. Përmbushja me sukses sfidave të brendëshme që lidhet me zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e demokracise dhe zhvillimin e mirëqenies në Kosovë, është detyrë lidershipi politik dhe detyrim i patjetërsueshëm ndaj qytarëve dhe miqve ndërkombëtarë të Kosovës” thuhet në reagimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …