OKB

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të takohet sot më 8 gusht, me kërkesë të Palestinës

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të hënën, më 8 gusht, me kërkesë të Palestinës, për të diskutuar për sulmet izraelite në Rripin e Gazës.  Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në OKB, Riyad Mansour, tha se ata kontaktuan anëtarët e KS të OKB-së për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së Palestinës për të “ndaluar dhe dënuar sulmet izraelite dhe për të ofruar mbrojtje ndërkombëtare për palestinezët”. Ai vuri në dukje se kërkesa u dërgua përmes Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), anëtare e përkohshme e KS të OKB-së. Mansour tha se u vendos që të hënën pasdite të mbahet një seancë e mbyllur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar për sulmet izraelite në Rripin e Gazës. (Anadolu Agency)

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …