KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që të ndërpritet greva dhe të fillojë mësimi sa më parë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që të ndërpritet greva dhe të fillojë mësimi. Në reagim mes tjerash thuhet: Për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK-u dhe mos përmbushjes së kërkesave nga qeveria e Kosovës, mbi 300.000 nxënës të të gjitha niveleve po humbin orët e mësimit në kohën kur shumë orë janë humbur më herët dhe kur arsimin e kemi thuaja në fund të pusit.  E drejta për shkollim është gjithashtu e drejtë e njeriut e që në rastin konkret greva e SBASHK-ut po ua mohon nxënësve në Kosovë përjashtimisht rasteve të rralla që nuk iu binden atyre. Pa asnjë dyshim se nxënësve në Kosovë, me këtë grevë po iu shkelen të drejtat e njeriut. Qeveria e Kosovës është treguar kryeneçe duke bërë përpjekje, jo ta zgjidhë problemin përmes një marrëveshjeje të negociuar me SBASHK-un, por edhe ka sulmuar frontalisht SBASHK- un duke përdorur fjalor linçues, poshtërues, kërcënues dhe shantazhues sidomos ndaj kreut të Sindikatës, Rrahman Jasharaj sikur edhe duke i penalizuar përmes heqjes së pagës, për kohën që kanë bërë grevë. Edhe heqja e pagës dhe përpjekja për thyerje të grevës janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare. Por të drejtat e njeriut e humbin kuptimin kur me këtë veprim shkelen  të drejtat e nxënësve, sikur në rastin konkret thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …