Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur që t’iu vazhdohet mandati 17 prokurorëve të EULEX-it

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur në mënyrë unanime për vazhdimin e mandatit të 17 prokurorëve të EULEX-it si dhe emërimin e një prokurori të ri nga radhët e këtij misioni në Kosovë. Vendimi për vazhdimin e mandatit të këtyre prokurorëve është ndërmarr pas vazhdimit të mandatit të misionit të BE-së për sundim të ligjit nga ana e Kuvendit të Kosovës. Ky vendim i Këshilli Prokurorial i Kosovës për zgjatjen e mandatit të 17 prokurorëve të EULEX-it tani do të dërgohet në Zyrën e Kryetarit të vendit për miratimin nga ana e tij që ky vendim të jetë i plotë fuqishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Kuvendi nuk duhet të mbahet peng nga provokimet e Listës Serbe

Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka komentuar shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas përplasjes …