KFOR-i italian dhuron 18 tabela multumediale për Ministrinë e Arsimit që do të përdorën në 17 komuna

KFOR-i italian dhuron 18 tabela multumediale për MASh që do të përdorën në 17 komuna

KFOR-i italian ka dhuruar 18 tabela multumediale për Ministrinë e Arsimit, kontribut në përmirësimin e metodave të mësimdhënies për shkollat në Kosovë. Ministri i Arsimit, Ramë Likaj tha se këto pajisje do të përdorën në 17 komuna dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e mësimit në tre skenarët e paraparë. Likaj tha se janë përpjekur të sigurojnë pajisje të teknologjisë informative në mënyrë që studentët të kenë qasje por që ende janë në proces të implementimit meqë sipas tij, 10 mijë nxënës nuk kanë pasur qasje në mësimin në distancë gjatë fazës së parë. E komandanti MSU-Carabinieri, kolonel Enzo Simone tha se pajisje të tilla lehtësojnë mënyrën e mësimdhënies në hap me kohën dhe ndihmojnë në përmirësimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …