KGJK-ja dhe KPK-ja konfirmojnë përkushtimin për avancimin e progresit në fushën e sistemit të drejtësisë

KGJK-ja dhe KPK-ja konfirmojnë përkushtimin për avancimin e progresit në fushën e sistemit të drejtësisë

Koordinimi, harmonizimi i bashkëpunimit dhe aktivitetet e përbashkëta institucionale ishin në fokus të mbledhjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili është mbajtur në ambientet e KGJK-së, ku kanë marrë pjesë Kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi dhe Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, zëvendës-kryesuesit dhe anëtarët e të dy Këshillave, si dhe udhëheqësit e administratës së sistemit të drejtësisë.

Tema e parë e rendit të ditës që u diskutua ishte Ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me ç‘rast u mor vendim që të nxjerrët një udhëzim në mënyrë që të funksionalizohet sistemi i ri i disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjithashtu, një çështje tjetër e rëndësishme debutuese ishte ajo që kishte të bënte me administratën, me ç’rast të dy Këshillat përkrahën qëndrimin që të intensifikohen përpjekjet që administrata e gjykatave dhe prokurorive të jetë e barabartë në nivelin e trajtimit dhe të ketë një status më të avancuar dhe unik – statusin e veçantë të shërbyesve civilë.

Në vijim të takimit u fol edhe për barazinë e pushteteve në Kosovë, përfshirë atë edhe aspektin financiar, nga ku doli si kërkesë unanime e pjesëmarrësve në takimin e sotëm që Ligji për pagat i cili do të shqyrtohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës të përmbajë nivel të njëjtë të barazisë me pushtetet e tjera kushtetuese në Kosovë.

Takime të tjera të përbashkëta KGJK-KPK parashihet të mbahen gjatë vitit, ndërsa në takimin e radhës nikoqir do të jetë Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

21 vjet nga masakra mizore e civilëve shqiptarë në Mejë të Gjakovës nga forcat policore e ushtarake serbe

Procedurat ligjore për krime të luftës, që ka kryer Serbia në Kosovë, kanë shkallë tejet të ulët të përfundimit me aktgjykime

Procedurat ligjore për krime të luftës, që ka kryer Serbia në Kosovë, vazhdojnë të kenë …