Coronavirus Kinë

Kina po ndihmon 82 shtete anekënd botës për ta luftuar koronavirusin

Ndonëse muaj më parë po përballej e vetme me koronavirusin, Kina tani po ndihmon dhjetëra vende anekënd botës për tu përballur dhe luftuar koronavirusin i cili po merr dhjetëra mijëra jetë njerëzish anekënd botës. Dojçe Velle përkujton se derisa para pak ditësh kinezët shaheshin e nënçmoheshin, Kina ia ka shtrirë dorën e ndihmës Italisë dhe shumë vendeve tjera. Kjo ka bërë që në Milano të vendoset një pllakatë që tregon se si Kina ia ka shtrirë dorën e ndihmës Italisë dhe me mbishkrimin: Armik është virusi, jo njerëzit! Duke iu referuar analizave të ekspertëve të ndryshëm të shëndetësisë, Dojçe Velle njofton se Kina ka arritur suksese të konsiderueshme në luftë kundër koronavirusi dhe se ka një përvojë në këtë drejtim dhe se ndihma e ekspertëve të sajë po ju ndihmon vendeve anekënd botës. Pasi u ngadalësua përhapja e virusit në Kinë, ky vend mbështet tani 82 vende me teste, aparatura respirimi me veshje mbrojtëse dhe staf mjekësor. Javën e kaluar Kina dërgoi 300 mjekë dhe tonelata material mjekësor në Itali, njofton Dojçe Velle.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …