Grenell

Grenell: Amerika është e përkushtuar për popullin e Kosovës por ka rregullat e saj

I dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, Riçell Grenel ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e duan popullin e Kosovës por i kanë rregullat e tyre. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për popullin e Kosovës, por kur kemi politika, Shtetet e Bashkuara, qeveria amerikane, populli amerikan, fillon të ketë rregulla për ndihmat tona. Ne nuk duam të jemi në aso pozicioni që ndihmat tona të jenë të garantuara, pavarësisht çfarë ndodh në anën tjetër, ka theksuar Riçard Grenell. Ndërsa duke komentuar zërat mbi idetë dhe planet për ndarjen e Kosovës, zotëriu Grenell ka theksuar se kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë e tij. “Siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. Kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme”, ka theksuar Riçard Grenell, i dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp për bisedimet Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …