Isa Mustafa

Mustafa: Nuk ka disponim antiamerikan në mesin e qytetarëve të Kosovës por ka deklarata të papjekura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se ai nuk ka vërejtur disponim antiamerikan në mesin e qytetarëve të Kosovës por ka deklarata të papjekura të politikanëve dhe të zyrtarëve qeveritarë. Ai ka shtuar më tutje se nuk mendon se këto deklarata e kanë bazën në antiamerikanizëm por janë të pamatura, janë të papjekura dhe janë të dëmshme për relacionet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova duhet të vazhdojë që SHBA-në ta konsiderojë si partner të fortë dhe të vazhdueshëm. Të mos dyshojmë në asnjë rast për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse nuk e meritojnë. Një mik i Kosovës, një aleat i përkushtuar i Kosovës nuk meriton në asnjë rast që të flitet për të me dyshim se po fshehët diçka në SHBA për Kosovën, ka porositur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …