At Nikolla Marku

Kisha Ortodokse e grekut Janullatos në Shqipëri, akuza kundër At Nikollë Markut

Në kishën “Shën Nikolla” të Elbasanit, ku ishte i pranishëm edhe uzurpatori i Kishës Autoqefale Shqiptare, greku Janullatos, dhe shpura e tij e priftërinjve kanë kritikuar, At Nikollë Markun priftin e  Kishës Shën Maria në Elbasan, duke e shpallur të paligjshëm, meqë ai nuk e njeh autoritetin e grekut, Janullatos i cili ka helenizuar kishat ortodokse  shqiptare dhe kundërligjshëm, fatkeqësisht edhe  me përkrahjen e Tiranës zyrtare, ka vendosur autoritetin e Kishës greke duke përjashtuar Kishën tradicionale shqiptare të themeluar nga  Fan Noli, të cilën tani po e mbron At Nikollë Marku me besimtarët dhe përkrahësit e tij. Në fjalën e tij para besimtarëve dhe autoriteteve fetare, mitropoliti, Andoni, pasi vlerësoi “kontributin e madh” që Janullatos ka dhënë në ringritjen e Kishës në Shqipëri, akuzoi priftin e Kishës “Shën Maria”, At Nikolla Markun, për uzurpim në mënyrë të paligjshme të kësaj kishe.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …