Brickos

Kjani Menduh Bela (1.7.1965 – 9.4.1999)

Kjani Menduh Bela (1.7.1965 – 9.4.1999)

Kiani Bela u lind më 1 korrik të vitit 1965 në Kaçanik. Shkollën fillore e kreu në Kaçanik. Ka punuar si gjamprerës, me të cilën punë mbante ekonomikisht. Iu bashkua UÇK-së në prill të vitit 1998. Kianiu me bashkëluftëtarët e vet, në orët e mëngjesit të 5 gushtit 1998, arrin në Jezerc nën udheheqjen e komandantit Agim Bajramit, i njohur me emrin luftarak „Zefi“. Në këtë njësi kanë bërë pjesë Kiani Bela, Agim Bajrami, Hajrush Kurtaj, Xheladin Kurtaj, Ejup Runjeva, Besnik Begunca, Fahri Demnika, Ejup Kovaqi, Minir Hasaj, Naser Hasaj, Hetem Hasaj, Afrim Demnika, Metush Zenuni, Reshat Salihaj, Azem Dalloshi, Bashkim Vishi, Bekim Vishi, Nehat Vishi, Ahmet Krasniqi, Xhemal Burrniku, Nexhmedin Dema, Lutfi Berisha, Bardhyl Lika, Fadil Ahmeti dhe Hazret Shabani. Në betejën e Jezercit (28 shtator 1998), njësitit të Kaçanikut iu shtua numri prej 96 luftarësh. Kiani Bela bashkë me bashkëluftarët mori pjesë në betejën e Jezercit të 28 shtatorit 1998, pastaj vazhdoi në ofanzivat e 26 shkurtit 1999 te Puset e Nikës, të 28 shkurtit 1999 në Gajre, të 8 marsit 1999 në Ivajë, të 24 marsit në Ivajë dhe Kotlinë. Pas sulmit të 28 marsit 1999, në Kaçanik, Kianiu bashkë me njësitet e Batalionit të dytë të Brigadës 162 „Agim Bajrami“ pozicionohet në Runjevë, Krivanjavë, Dushkajë, Lagje të Re dhe mbi Rakoc. Forcat serbe, më 9 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit ndërmorën një ofansivë të egër kundër popullatës civile dhe njësiteve të UÇK-së. Rezistenca çlirimtare zhvillohej edhe në brendësi të Kaçanikut.Njësitë e okupatorit, filluan granatimet në drejtim të përroit të Rakocit dhe Lagjes së Re, ku granatime të shumta u bënë edhe në pozicionet e UÇK-së. Popullata e qytetit të Kaçanikut dhe fshatrave përreth ishte zhvendosur qysh me parë në male, lugina e përronj për t’u strehuar. Një pjesë e konsideruar e popullsisë civile ishte vendosur në përroin e Rakocit, kurse pjesa tjetër te Mrizet. Njësitët e Batalionit të Dytë ishin vendosur në mbrojtje të popullatës civile. Në kuadër të këtyre njësive kontribut të jashtëzakonshëm po jepte edhe luftëtari i lirise Kiani Bela.Në këto luftime të ashpra, në krye të detyrës ranë 19 ushtarë të lirisë dhe 30 civilë. Ushtarët e rënë në këtë luftë janë: Kiani Bela, Ilir Zharku, Fadil Çaka, Nehat Çaka, Ejup Dushkaja, Faruk Dogani, Nexhmush Elezi, Nexhmush Fera, Shefket Fera, Jehona Raka, Lumnije Raka,Emsale Frangu, Mukadeze Lika-Muhaxheri, Nevzat Qallaku, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Adem Rakoci dhe Blerim Raka. Ndërsa nga popullata civile u vranë qytetarët:Nebi Topojani, Zahir Çaka, Ilfete Çaka, Jonuz Bajra, Murat Raka, Mendu Nallbani, Tefik Nallbani, Maksut Nallbani, Gjili Rexha, Hamide Rexha, Mine Gashi, Nezrike Dogani, Hamit Shehu, Haki Livoreka, Gyli Raka, Ekrem Raka, Haxhi Livoreka Bajrush Axhami.
Trupi i Kianiut është gjetur i varrosur në varrezën masive te varrezat e qytetit të Kaçanikut. Ky varr masiv u hap më 10.9.1999. Kianiu ka lënë nënën, Ilmien, bashkëshorten, Zemilen dhe fëmijët: Valonin e Jetmirën, si dhe motrat Kefseren dhe Ganimeten dhe vëllezërit Jakupin dhe Nijaziun. Trupi i dëshmorit Kiani Bela u rivarros në varrezat e dëshmorëve të Kaçanikut. Në vendin e rënies, Kianiut dhe 18 dëshmorëve e 22 martirëve u është ngritur lapidari i përbashkët, në Rakoc të Kaçanikut. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …