Reshat Sherif Shehu (8.1.1960 – 9.4.1999)

Reshat Sherif Shehu (8.1.1960 – 9.4.1999)

Reshat Shehu lindi më 8 janar të vitit 1960 në Kaçanik. Ai ishte fëmija i shtatë në një familje tradicionale. Prindërit e Reshatit ishin rritur në rrethana ku mbretëronte atdhedashuria dhe ku vlerat njerzore qëndronin mbi çdo gjë tjetër. Reshati që nga fëmijëria ishte rritur,edukuar dhe frymëzuar në frymën e një bujarie të rrallë dhe të një atdhedashurie të madhe. Ai bashkëjetoi me krenarinë dhe lavdinë e Kacanikut. Reshati ishte nxënës i shkollës fillore “Emin Duraku” të Kaçanikut. Në vitin shkollor 1975/76 regjistrohet në gjimnazin “Skenderbeu” në Kaçanik. Si gjimnazist preukupohej për të ardhmen e Kosovës dhe të shqipetarëve.
Më 1.12.1967 në një aksident komunikacioni në Stamboll të Turqisë pëson dhe vdes babai i Reshatit, Sherifi. Ndonëse shumë i vogël,vdekjen e babait e përjetoi rëndë. Në vitin akademik 1979/80 regjistrohet në fakultetin ekonomik. Dhunën e ushtruar mbi studentët nv demonstratat e vitit 1981, kur ai ishte në vitin e dytë dhe pjesëmarrës nv demonstrata, e përjetoi me urrejtje. Ai nuk pranoi t’i dënojë demonstruesit, por përkundrazi kërkoi që të nderohen të rënët në to. Për shkak të përkrahjes të demonstratave, Reshat u përjashtua nga fakulteti për një vit shkollore 1981/82.
Në qershor të vitit 1986 shkon në shërbimin ushtarak në ushtrinë jugosllave në Sombor të Kroacisë. Disa vite pas përfundimit të shërbimit ushtarak punësohet në organizatën shërbyese “Luboten” në Kaçanik. Për 20 vjet u mor aktivisht me shah dhe ishte veteran i shahut kosovar dhe kryetarë i klubit të shahut “Lepenci”. Pas formimit të Lidhjes Demmokratike të Kosovës ishte anëtar i kryesisë së LDK-së, nënkryetarë i Këshillit Komunal të Financimit të Kaçanikut. Më 26 shkurt 1999 bëhet ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kompaninë e Tretë të Batalionit të Dytë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Njësitet e UÇK-së ishin të vendosura në Lagje të Re dhe te Përroi i Rakocit për ta mbrojtur popullatën civile. Më 9 prill 1999 forcat serbe kishin rrethuar popullatën te Përroi i Rakocit. Në mbrojtje të Rakocit ishin njësitet e batalionit ku bënte pjesë edhe Reshati të Brigadës 162. Forcat serbe, në orët e hershme të mëngjesit, ndërmorën një ofensivë të egër kundër popullates civile dhe njësiteve të UÇK-së. Rezistenca clirimtare zhvillohej edhe brenda qytetit të Kaçanikut. Në mbrojtje të pozicioneve ishin të vendosura njësitet e UÇK-së në mesin e të cilëve ishte edhe Reshat Shehu me bashkëluftëtarë. Pas një luftimi të rreptë ballë për ballë me armikun, më 9 prill 1999 bie heroikisht ushtari i lirisë Reshat Shehu së bashku me bashkeluftëtarët: Fadil Caka, Nehat Caka, Muhamet Zeneli, Faruk Dogani, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Mukadeze Lika-Muhaxheri, Daut Rakoci, Adem Rakoci, Kjani Bela, Nexhmush Fera, Shefket Fera, Nevzat Qallaku, Kadri Trena dhe Avdurrahim Shehu, ndërsa u plagos Rrustem Dema. Po në këtë betejë nga popullata civile ranë për lirinë e Kosovës martirët: Xhemajl Brodi, Zijadin Frangu, Nebih Topojani, Gjili Rexha, Hamide Rexha, Nerzike Dogani, Mine Gashi, Tefik Nallbani, Menduh Nallbani, Maksut Nallbani, Nebih Livoreka, Osman Livoreka, Hamide Shehu, Gyli Raka, Ekrem Raka, Hagji Livoreka, Bajrush Axhami, Jonuz Bajra dhe Murat Raka. Varri masiv në Kaçanik, ku ishte varrosur edhe Reshati u hap me 10.9.1999.
Reshati dhe dëshmorët e tjerë të kombit u rivarrosën tek varrezat e dëshmorëve të Komunës së Kaçanikut, më 22 shtator 1999. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Azem Vehbi Behluli (10.5.1968 - 22.4.1999)

Azem Vehbi Behluli (10.5.1968 – 22.4.1999)

Fshati Mushtisht i komunës së Therandës shtrihet rrëzë Bjeshkëve të Sharrit dhe në luftën e …