KK i Malishevës, merr vendim që Komuna të pezulloj të gjitha vendimet dhe pëlqimet për operimin e gurëthyesve

Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e XII të radhës, e cila ishte shtyrë dy herë gjatë muajit dhjetor. Kjo mbledhje është drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina. KK i Malishevës, në këtë mbledhje ka marrë disa vendime, e në mesin e këtyre vendimeve është edhe ai për pezullimin e të gjitha vendimeve dhe pëlqimeve për operimin  kompanive të gurëthyesve në territorin e Komunës së Malishevës. Po ashtu në këtë vendim, KK i Malishevës, ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të marrin masa për revitalizimin e hapësirave të degraduara nga gurëthyesit, si dhe në të ardhmen, pëlqimet dhe vendimet në kërkesat e operatorëve për këtë veprimtari ti lëshoj Kuvendi i Komunës. Ky vendim i Kuvendit të Komunës së Malishevës, është marrë pas shqyrtimit të peticioneve të fshatrave Bellanicë, Turjakë dhe Panorc, lidhur me përgatitjet për operim të gurëthyesve në afërsi të fshatrave. Përndryshe në mbledhjen e sotme, KK i Malishevës, ka miratuar rekomandimet e mbledhjes së fundit të jashtëzakonshme e mbajtur në muajin dhjetor të vitit të kaluar, si dhe ka marrë disa vendime tjera dhe ka shqyrtuar disa raporte të komisioneve të ndryshme. Në mesin e këtyre vendimeve janë dhe Plani i Punës s Kuvendit, për vitin 2020, si dhe me disa rekomandime e ka miratuar edhe Rregulloren për Transparencë në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …