Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur kryesinë e partisë. Në selinë e kësaj partie kanë arritur kryekuvendari Glauk Konjufca, deputeti Rexhep Selimi, Arbërie Nagavci e Fitore Pacolli. Ndërkohë edhe pse në media është raportuar për një takim të mundshëm mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende. Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arlind Manxhuka ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare. Gjatë ditës së djeshme të dyja partitë kanë deklaruar se janë të gatshme për të vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshje për koalicion qeverisës.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell, ka reaguar kundër deklaratës së kryekuvendarit, Konjufca, i cili fajësoi kryetarët amerikan, Obama dhe Biden
Richard Grenell, Emisar Presidencial për Misione të Posaçme në administratën Trump, ka reaguar kundër deklaratës …