KK i Prishtinës, anuloi Vendimin për Ndryshim të Rregullores për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale Nr.01.nr.110-21449

KK i Prishtinës, anuloi Vendimin për Ndryshim të Rregullores për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale Nr.01.nr.110-21449

Instituti i Mediave KOSOVE, është njoftuar nga Drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm  Gent Bashota, se   Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka  anuluar  Vendimin  për Ndryshim të Rregullores për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale Nr.01.nr.110-21449, i dt.28.02.2013, përmes të cilit sektori medial, specifikisht televizionet dhe radiot, me seli në Prishtinë, detyroheshin që nga ky vit pandemik të paguajnë shtesë taksën komunale prej 1000€ në vit, për përdorimin e shërbimeve komunale.  IMK , bënë  thirrje që pagesat të cilat kanë qenë të planifikuara të bëhen nga sektori i medias (të obliguara sipas vendimit të vitit 2013, i modifikuar në vitin 2021), të mos realizohen pasi që një Vendim i tillë është anuluar pasi që IMK ka pasur takime të shumta me KK Prishtinës, njëkohësisht IMK  falenderon kuvendarët e Prishtinë për votimi pro ndryshimit të rregullores në fjalë .

Instituti I Mediave KOSOVE

Kryetar I IMK-se

Fazli Veliu

+38344162424

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …