leoni

KKSB vlerëson gjendjen e sigurisë në komunë e Deçanit të qetë dhe stabile

Udhëhequr nga  nënkryetari i komunës  së Deçanit Sami Cacaj, Ushtrues i Detyrës së kryetarit të Komunës, është mbajt takimi i parë i KKSB-së për vitin 2017. Të  pranishëm pos anëtareve të KKSB-së  ishin edhe  përfaqësues nga Policia e Kosovës, UNMIK-ut, KFOR-it dhe OSBE-së.

Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:

  1. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit

  2. Përgatitjet për mirëpritjen e bashkatdhetarëve dhe

  3. Të ndryshme

Takimi e KKSB-së e hapi nënkryetari i Komunës së Deçanit Sami Cacaj i cili bëri një kronologji në pika të shkurtra lidhur me situatën në komunën e Deçanit dhe më pas fjalën ja kaloi komandantit të policisë Nysret Xhurkaj për çështjen e sigurisë. Sa i përket çështjes së sigurisë në komunën e Deçanit në 6 mujorin e parë të këtij viti konsiderojmë së gjendja është e qetë dhe stabile tha ai, këtë e konstatojë sipas një gjendje statistikore, ku nga viti 2016 deri më tani ka ulje të rasteve të veprave penale dhe në vazhdimësi konstatoj se edhe lëvizja e qytetarëve është e lirshme si për komunitete pakicë ashtu edhe të tjerët. Sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike Izet Zenuni, shqetësuese mbetet për komunën e Deçanit mbeturinat, mirëpo jemi në rrugë të mbarë sa i përket këtij shqetësimi ku kemi bërë verifikimin e deponive ilegale të cilat janë në numër prej 26 sish dhe në bashkëpunim me GIZI-Gjerman me hartimin e një planë-programi pune besoim brenda një periudhë të shkurtër kohore do të evitohen këto deponi, por jemi ne kontakt edhe me KELKOS, të cilët kanë shpreh gatishmërinë që të na ndihmojnë në këtë drejtim, drejtori përkatës dhe komandanti i policisë, u dakorduan që të ndërtohet një trup e përbashkët mes  policisë, inspektoratit komunal dhe drejtorisë se shërbimeve publike,  që bashkërisht të jenë në teren dhe për ata të cilët ndotin ambientin të ndermirën masa ndëshkuese. Nga shoqëria civile Adem Lushaj, tha se kjo trupë e ndërtuar të ndërmerr masa sa i përket orarit të bizneseve që zhvillojnë veprimtari të ndryshme në komunën Deçanit, me arsyetim se oraret e stërzgjatura mund të krijojnë pasoja dhe probleme. Në vazhdim potencoi edhe shqetësimin e qytetarëve të cilët frekuentojnë vendin e ujit të thartë ose ,,GUSHAVCI’’ në Deçan për nevoja shëndetësore dhe rekreative vendi i cili që nga përfundimi i luftës e deri më tani nuk lejohet as të rregullohet dhe as të mirëmbahet nga kompani të ndryshme të cilat kanë shpreh gatishmërinë. Shqetësuese në këtë pjesë mbetet qarkullimi i shpeshtë i makinerisë së KFOR-it ku nga kjo makineri në rrugën e pa asfaltuar krijohet pluhur, zhurmë dhe neveri tek qytetarët të cilët janë duke u freskuar tek uji i thartë, duke i rekomanduar se nuk ka ndonjë shqetësim në këtë pjesë dhe patrullimi mund te jetë një here apo dy në ditë e jo në çdo gjysmë ore. Ndonëse  jemi në sezoni verore mbetet shqetësues edhe çështja e pyjeve e sidomos çështja e zjarreve Agim Hulaj nga KKSB-ja, kërkoi që të rritet bashkëpunimi mes Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor,  përfaqësuesve të parkut Kombëtar dhe komunës së Deçanit që në rast të ndonjë përhapje të zjarrit të jenë në gjendje gatishmërie. Nga ky takim si rekomandim doli që Komandanti i policisë të shtoi numrin e patrullimit gjatë 24 orëve, e sidomos pas mesnatës ku mund edhe të pengohen prerjet ilegale të pyllit të cilat në gryken e Lloqanit janë shtuar dukshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …