Kandidatet për kreun e PD-së Basha e Selami, përballje para demokratëve të Shkodrës

Kandidatet për kreun e PD-së Basha e Selami, përballje para demokratëve të Shkodrës

Kandidatët për kryetarë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Eduard Selami, ishin para demokratëve të Shkodrës, ku përveç analizës së tyre, morën edhe pyetje prej tyre. Basha tha se deformimi i vullnetit të qytetarëve më 25 qershor nga paratë e bandave si dhe u shpreh se PD është sot bartëse e vlerave dhe e moralit e nuk do të bëjë kurrë pakt me krimin. Ndërsa Selami vuri në dukje se partia do t’iu kthehet vlerave të saja dhe se do të hapë dialogun me shoqërinë civile dhe rininë për t’u rikthyer shpresat shqiptarëve. “Kemi pushuar së funksionuari si Parti Demokratike. Jemi bërë vetëm partia e kryetarit. Jemi kthyer në atë kohën e vjetër të Partisë së Punës që po të ikë ky, duket sikur gjithçka merr fund. Jo. Do t’i rikthehemi edhe vlerave tona. Do t’i kthehemi qendrës tonë, filozofisë tonë të djathtë. Do të hapim një dialog jo vetëm brenda bazës tonë, por, edhe me shoqërinë civile. Edhe me rininë, e cila fatkeqësisht na ka braktisur. Hajde të hapim një debat të gjerë që t’u japim shpresë shqiptarëve”, tha Selami. Ndërsa Basha tha se e Partia Demokratike e Shqipërisë nuk do të bëjë pakt me krimin për të ardhur në pushtet. “Ne jemi vlerat dhe ata janë anti-vlerat, dhe kjo është bardhezi si asnjëherë në historinë njerëzore, kjo është bardhezi, nuk ka gri këtu në mes, nuk ka gri. Dhe kjo është një betejë që duhet dhe do të vazhdojë deri në fitore”, ka thënë Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …