Klemen Groshelj: Asnjëra palë nuk mund ta refuzojë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës

Klemen Groshelj: Asnjëra palë nuk mund ta refuzojë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës

Deputeti slloven i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj ka deklaruar se asnjëra palë nuk mund ta refuzojë  marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se qëllimi parësor i saj është ulja e tensioneve ndërmjet dy vendeve. Rreziku i madh për Serbinë është se disa vende anëtare të BE-së e shohin atë si “Rusi ballkanike”. Marrëveshjen e pranuar nga Kurti e Vuçiq, në bazë të Propozimit evropian e sheh një përpjekje për të gjetur emëruesin më të vogël të përbashkët mes Serbisë dhe Kosovës. Vlerësimi i BE-së është se kjo është e pranueshme për Serbinë dhe në anën tjetër për Kosovën. Marrëveshja nënkupton njohjen e Serbisë, por në të njëjtën kohë nënkupton që Serbia nuk do ta njohë zyrtarisht Kosovën. Do të thosha se ky është kreativiteti maksimal i diplomacisë së Brukselit në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Groshelj. I pyetur nga Portali Nova,  nëse ka mundësi që Serbia ta refuzojë këtë dokument, Groshelj tha se marrëveshja është krijuar në atë mënyrë që asnjëra palë nuk mund ta refuzojë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …