Brickos

Klubi i Grave Shqiptare nga Kroacia “Mbretëresha Teutë” kërkon që shtatorja Teutës ilire të vendoset në Ulqin

Klubi i Grave Shqiptare nga Kroacia “Mbretëresha Teutë” kërkon që shtatorja Teutës ilire të vendoset në Ulqin

Klubi i Grave Shqiptare nga Kroacia “Mbretëresha Teutë” në takimin mbarëkombëtar “Ditët e Mbretëreshës Teutë në Ulqin” 2018, ka festuar 15-vjetorin e shoqatës me shpresën që së shpejti ta shohin shtatoren e Teutës në Ulqin. Ky manifestim që për 14 vjet është organizuar në Zagreb, Zare dhe Shibnik, kësaj herë është mbajtur në Ulqin në bashkëpunim me Shoqatën “Anima” dhe “Labeatët”.

“Ditët e Mbretëreshës Teutë” filluan me mbrëmjen festive në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, ku u mblidhen përfaqësues të grave shqiptare nga e mbarë bota, ShBA-ja, Kanada, Kroacia, Kalabria, Gjermania, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Argjentina. Anëtare të klubit të takimit mbarëkombëtar “Mbretëresha Teutë” janë gra të shquara nga mbarë bota.

Në përfundim të Ditëve të “Mbretëreshës Teutë” në Ulqin është përkrahur edhe një rezolutë e kryetares së Shoqatës “Anima” Zylfije Gjoni – Duraku, përmes së cilës kërkohet që shtatorja e “Mbretëreshës Teutë” të vendoset në Kalanë e Ulqinit.

Ideja  e shtatores është përkrahur nga Klubi i grave shqiptare nga Kroacia “Mbretëresha Teutë” që drejtohet nga kryetarja Shenida Bilalli, cila ka iniciuar këtë ide në Zagreb.

Ajo ka thënë se misioni i “Mbretëresha Teutës” është në përkrahje të kësaj ideje që shtatorja Teutës të vendoset në Ulqin.

“Besoj se do ta shohim shtatoren Mbretëreshë Teutë në Kalanë e Ulqinit”, ka thënë Shenida Bilalli, e cila ka falënderuar Zylfije Gjoni – Duraku për inicimin e kësaj kërkese që të realizohet ky projekt.

Kërkesa për vendosjen e shtatores së Mbretëreshës Teutë është përkrahur edhe nga ministri të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka, dhe nga kryetari i qytetit të Ulqinit.

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka, ka thënë se kjo ide është shumë e qëlluar dhe se do ta përkrahë.

Manifestimin mbarëkombëtar “Ditët e Mbretëreshës Teutë në Ulqin”  2018  e kanë sponsorizuar Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Komuna e Ulqinit, Ambasada e Kosovës dhe Shqipërisë në Podgoricë dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …