Brickos

KMDLNJ: SBASHK-u është përgjegjes për rezultatet katastrofale në PISA, por po vazhdon me degradimin e sistemit arsimor

KMDLNJ deklaron është duke vazhduar diskriminimi i qytetarëve të Kosovës në baza etnike, gjithnjë duke i favorizuar serbët

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron  është duke vazhduar diskriminimi i qytetarëve të Kosovës në baza etnike duke përmendur ofertën për regjistrim të veturave me targa RKS me lehtësime financiare vetëm për qytetarët e veriut të vendit. MPB-ja e Kosovës ditëve të fundit bombardoi qytetarët e vendit me SMS në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze me të cilin fton qytetarët që deri me datën 1.12.2023 të regjistrojnë veturat me targat RKS, me lehtësira financiare, sipas një vendimi të qeverisë. Kjo ofertë gjeneroze, e motivuar politikisht dhe etnikisht thellësisht diskriminuese, e kundërligjshme dhe kundër të drejtave elementare të njeriut vlen vetëm për komunat e veriut, komunat e Asociacionit që kanë refuzuar targat RKS që nga përfundimi i luftës e deri më sot”. “Qytetarët e tjerë të Kosovës detyrohen të regjistrojnë veturat me tarifa financiare në shpërputhje me gjendjen e tyre ekonomike dhe, çdo vonesë penalizohet nga autoritetet përgjegjëse. Në gjerdanin e diskriminimit të qytetarëve të Kosovës, ekskluzivisht sipas parimit politik dhe etnik siç ishte pagesa nga buxheti i shtetit të rrymës, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë dhe tatimeve tjera, rrogat për Rojat e Urës dhe strukturat tjera të kundërligjshme, pa e bërë as edhe një ditë të vetme të punës po i shtohet edhe regjistrimi i veturave me targa RKS për kategorinë e qytetarëve jointegrues të veriut të Kosovës të cilët, që nga përfundimi i luftës kanë refuzuar të paguajnë rrymën, ujin, mbeturinat, tatimin madje, jo rrallë duke e kundërshtuar dhunshëm institucionet e shtetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …