KMDLNJ

KMDLNj dyshon se heqja eventuale e taksës 100% ndaj mallrave serbe, mund të ketë lidhje me rrëzimin e qeverisë Haradinaj

Këshilli për Mbrojtjen të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dyshon se heqja eventuale e taksës 100 përqind ndaj mallrave serbe, mund të ketë lidhje me rrëzimin e qeverisë Haradinaj “Realisht, ata që po zhvillojnë bisedime me Serbinë në një terr absolut  janë më të interesuarit që kjo masë të hiqet, në mënyrë që të arrihet “një marrëveshje historike me Serbinë, detyruese”, pavarësisht se mund të ketë edhe lëvizje të kufijve në dëm të Kosovës. Tash kemi zëra edhe brenda koalicionit se heqja e taksës mund edhe të rishikohet e që nënkupton se angazhohen për heqjen e kokës së Ramush Haradinajt e cila do të shkonte bashkë me taksën 100%, përmes riformatimit të qeverisë ku do të mbizotëronin ata që e përkrahin heqjen e taksës, si kusht për vazhdim të bisedimeve dhe për këtë, pandershëm e përdorin si argument “kërkesën e miqve amerikanë“, thotë KMDLNj. “Pra, në 100% presion për heqjen e taksës për këto mallra nga këto dy shtete armiqësisht të disponuara ndaj Kosovës, qytetarët e Kosovës duhet 100% t’i bojkotojnë këto mallra, deri në një situatë tjetër“, thekson KMDLNJ. Ky këshill ka kërkuar që të përkrahet edhe qeveria e Kosovës si dhe kryeministri Haradinaj, deri në një situatë tjetër sikur edhe çdo kryeministër tjetër eventual që e mbron sovranitetin e Kosovës dhe interesin qytetar dhe shtetëror.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …