Brickos

KMDLNJ

KMDLNJ: Gjykata Speciale, është instrument i dhunës dhe i Borrellit kundër Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se Gjykata Speciale, kundër krerëve të UÇK-së është instrument i dhunës dhe i  Borrellit kundër Kosovës.

Joseph Borrell, një “lehtësues” në bisedimet për “normalizim” të marrëdhënieve, jo njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, në shumë raste shkeli parimin e paanshmërisë duke anuar kah Serbia tash, se fundi doli me një deklaratë, gënjeshtër e kulluar se Hashim Thaçin e paska burgosur policia e EULEX- it apo e BE-së për ta dërguar në burgun Amsterdamit  ku edhe do të gjykohet! Borrelli nuk e di apo nuk do ta di se Hashim Thaçi dhe dorëheqje nga posti i presidentit për t’u përballur me një situatë që e improvizuan Serbia, me instrumentet e korruptuara si puna e senatorit të Kaligules, Dik Marti dhe dikmartët tjerë si është edhe Joseph Borrell.

Trafikimi me organe ishte zhurmuesi që i heshti tërë zërat e arsyes për të kundërshtuar një raport çoroditës të Dik Martit pas së cilës u themelua një Task Force dhe, si rrjedhojë, në kushte të frikësimit dhe terrorit psikologjik u formua Gjykata Speciale. Edhe raporti i Dik Martit, edhe hetimet si dhe aktakuzat u ndërtuan në bashkëpunim dhe bashkëveprim me inteligjencën serbe, prokurorinë për krime lufte të Serbisë të cilët siguruan shumicën e materialeve sikur edhe dëshminë e mbi 450 dëshmitarëve.

Në mesin e këtyre dëshmitarëve ka edhe shqiptarë, të rekrutuar dhe të instruktuar nga inteligjenca e Serbisë, civile dhe ushtarake. Kjo gjykatë është një etnike, që nga roja në hyrje të saj e deri te niveli më i lartë kurse të akuzuarit dhe të dënuarit janë të gjithë shqiptarë. Nga aspekti i të drejtave të njeriut është raciste kurse nga aspekti i të drejtave të viktimave është diskriminuese dhe dhunuese sepse mohon drejtësinë për më tepër se 95 për qind të viktimave shkaku se i përkasin shqiptarëve thuhet me tjerash në reagimin e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …