KMDLNJ

KMDLNj ka kritikuar partitë politike për mosrespektim të masave kundër virusit korona gjatë fushatës zgjedhore

Përmes një komunikate për media, KMDLNj ka vlerësuar se fushatat e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit ka eskaluar dhe po paraqet rrezik për shëndetin publik. “Deri më tani ishin pikërisht politikanët që bënin thirrje publike për respektim të masave që i ka paraparë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, mbajtja e distancës sociale, vendosja e maskave mbrojtëse, përdorimi i mjeteve dezinfektuese sikur edhe ndalimi i grumbullimit të individëve, sidomos në objekte të mbyllura. Nga këto masa kanë pësuar qytetarët që janë gjobitur nga policia, edhe në raste banale sikur që janë dëmtuar shumë gastronomet. KMDLNj propozon që gjobat të shqiptohen  në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat, ndërkaq ato që iu shqiptohen subjekteve politike duhet të jenë kapitale. Mjetet që inkasohen nga këto gjoba duhet të shkojnë në një fond të veçantë për familjet me gjendje të rënduar ekonomike dhe ato familje që kanë anëtarë të familjes që kanë vdekur nga virusi. KMDLNj fton të gjitha subjektet politike që janë pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit të tregojnë përgjegjësi institucionale dhe t’i respektojnë masat anticovid dhe në këtë mnyrë kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. KMDLNj vlerëson se pas përfundimit të zgjedhjeve do të rriten rastet e infektimit me Covid -19 sikur edhe numri i viktimave.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …