KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNJ ka reaguar kundër arrestimit të dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga shteti zviceran

Në reagimin e KMDLNJ-së lidhur me arrestimin e dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së thuhet se kohë më parë, në Zvicër ata janë arrestuar me kërkesën e Serbisë drejtuar Interpolit. Autoritet zvicerane janë para vendimit, gjithashtu me kërkesë të Serbisë t’i ekstradojë të arrestuarit në Serbi, gjë që është e kundërligjshme dhe jonormale aq më parë që lufta nuk ishte bërë në territorin e Serbisë kurse gjykatat serbe, si një shtet tjetër dhe i disponuar armiqësisht ndaj Kosovës nuk kanë juridiksion mbi veprat eventuale të kryera në Kosovë. Këtë juridiksion e ka pasur vetëm Tribunali i Hagës kurse gjykatat në Serbi nuk kanë mandat ndërkombëtar kështu që autoritetet zvicerane, me ekstradimin eventual të shtetasve të Kosovës në Serbi i marrin pasojat e mundshme për fatin e të arrestuarve sepse, në rrethanat aktuale as që mund të flitet për një gjykim të drejtë dhe të pandikuar politikisht nëse e kemi parasysh qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, të cilën nuk e pranon si shtet kurse UÇK -në e trajton si organizatë terroriste.

Autoritetet zvicerane , nëse vendosin që të arrestuarit t’i ekstradojnë , duhet t’ua dorëzojnë autoriteteve kosovare. Me arrestimin e ish ushtarëve, drejtuesve të UÇK –së dhe politikanëve që kanë qenë pjesë e UÇK – së , me kërkesën e Serbisë , shtetet që po e bëjnë arrestimin po i amnistojnë krimet e Serbisë në Kosovë dhe po i zbatojnë standardet e dyfishta , po kërkojnë arrestimin e shqiptarëve të dyshuar për krime lufte kurse po këmbëngulin në lirimin e serbëve të dyshuar për krime lufte siç ishte rasti i gjeneralit Bojoviq i cili kishte përgjegjësi të lartë komanduese , politike dhe ushtarake dhe të cilin autoritetet kosovare , pas ndërhyrjes së Serbisë dhe ndërkombëtarëve u detyruan ta lirojnë. Ndërkombëtarët është dashur ta detyrojnë Serbinë që ata policë , paramilitarë dhe ushtarë serbë që kanë kryer krime lufte në Kosovë, t’u dorëzohen autoriteteve kosovare e jo siç janë duke vepruar deri më tani . Pa ballafaqim ligjor me ata që kanë kryer krime lufte , pavarësisht përkatësisë etnike , nuk mund të ketë stabilizim të situatës dhe përafrim të popujve e lëre më pajtim i cili , mbështetur në rrethana aktuale del të jetë mision i pamundur. KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon drejtësi për viktimat të cilët nuk i ndanë në baza etnike dhe përgjegjësi për planifikuesit , udhëheqësit dhe zbatuesit e krimeve gjithashtu duke mos i ndarë në baza etnike!

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …