leoni

KMDLNJ kërkon hetime ndaj ZRrE-së, Hekuran Muratit, Elbert Krasniqit, Artane Rizvanollit e Rozeta Hajdarit për diskriminim të qytetarëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka cilësuar si drejtësi të të pjesshme vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sa i përket faturave të fryra më 2012- 2017. Ky këshill ka kërkuar hetime urgjente ndaj ZRrE-së, dhe ministrave Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, Artane Rizvanolli dhe Rozeta Hajdari për vazhdimin e trajtimit diskriminues të qytetarëve. KMDLNj-ja, që nga përfundimi i luftës ka ngritur zërin për këtë diskriminim flagrant në baza etnike dhe politike të konsumatorëve të energjisë elektrike e që Avokati i Popullit, në përputhje me mandatin kushtetues e ka adresuar këtë shkelje në gjykatat kompetente të cilat fillimisht kanë kërkuar që të ndërpritet me pagesën diskriminiuese të faturave dhe, në të njëjtën kohë që të kompensohen qytetarët e Kosovës nga ZRrE që në mënyrë kriminale i ka plaçkitur 95 për qind  të qytetarëve për dobi të 5 për qind të qytetarëve”, është thënë mes tjerash  në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …