Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Zëdhënësi i Gjykatës Speciales kritikoi avokatët e liderëve të UÇK-së për vonesat, por nuk përgjigjet kur përballet me argumentet

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, në Hagë, kishte kritikuar, në mesin e të tjerëve, edhe ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së,  për vonesat që sipas tij po i shkaktojnë ata në gjyqin kundër katër krerëve të pandehurve,  të cilët i kishin  ishin arrestuar në nëntor të vitit 2020 dhe vetëm  në prill të vitit  2023 kishte nisur gjykimi. Procesi ishte shtyrë për dy vjet e gjysmë vonesë për shkak se prokuroria nuk ishte gati të fillonte ta mbronte rastin. Prokuroria e  ka vonuar dhe e penguar këtë proces,  duke qenë se ishte vet ajo që mbante deri vonë materialet e redaktuara, duke ia pamundësuar mbrojtjes zhvillim të duhur të hetimeve të saj. Këto, e argumente tjera, u lanë në plan të dytë në deklarimet publike të z, Dojle, por  lajmi.net ia ka rikujtuar atij rrethanat reale duke iu drejtuar me disa pyetje, përgjigjet e të cilave nuk u dhanë nga zëdhënësi i Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …