MIT KS
Fillimi / Lajmet / KMDLNj kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ta votojnë qeverinë e re pa presion dhe sipas vullnetit të tyre
Sot në Kuvendin e Kosovës votohen pesë marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat vendit do t’i sjellin 200 milionë euro

KMDLNj kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ta votojnë qeverinë e re pa presion dhe sipas vullnetit të tyre

Me 3 qershor 2020, me kërkesë të mandatarit Hoti, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votim të qeverisë së re. KMDLNj pret që votimi për qeverinë e re të Kosovës të bëhet në suaza të një demokracie parlamentare duke respektuar çdo votë si shprehje e lirë e vullnetit të deputetit, pavarësisht nëse është pro apo kundër. “Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi pati kundërshtime dhe pakënaqësi verbale por që nuk ndikuan në gjendjen e sigurisë. KMDLNj me një thirrje publike ka kërkuar që vendimi i Gjykatës si një akt i pakthyeshëm dhe vendim i autoritetit suprem për interpretim të Kushtetutës të mos kundërshtohet sikur që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese duhet të kursehen nga kërcënimet, shantazhimet dhe linçimet publike e që, përjashtuar disa raste me të cilat po merret policia, gjendja nuk ka përshkallëzuar siç ishte paralajmëruar. KMDLNj shpreson dhe pret që edhe votimi për qeverinë e re të Kosovës të bëhet në suaza të një demokracie parlamentare duke respektuar çdo votë si shprehje e lirë e vullnetit të deputetit, pavarësisht nëse është pro apo kundër. Askush nuk ka të drejtë të ushtrojë presion në deputetë për përcaktimin e votës së tyre. Seanca për votim të qeverisë së re më asnjë mënyrë nuk guxon të përshkallëzojë në veprime joparlamentare, ndryshe ata që do ta bëjnë këtë do të marrin përgjegjësi politike dhe do të kenë pasoja në zgjedhjet e ardhshme që sipas KMDLNj nuk do të jenë larg. Votoni sipas bindjes tuaj dhe respektoni edhe votën që është e kundërt me tuajën”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Klinka e Kirurgjisë Abdominale dhe Kirurgjia e Fëmijëve në QKUK mbyllen për shkak të shtimit të rateve më COVID-19

Klinika e Kirurgjisë Abdominale dhe Kirurgjia e Fëmijëve në QKUK mbyllen për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19

Për shkak të Covid-19 Klinika e Kirurgjisë Abdominale dhe Kirurgjia e Fëmijëve në QKUK janë ...