KMDLNJ

KMDLNj: Mungesa e transparencës dhe provat e sajuara, janë shenja identifikuese të Gjykatës Speciale, në Hagë

Në një reagim të  KMDLNj-së thuhet se  procesi gjyqësor  kundër  ish kryetari të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, kryetarë të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, shef i GP të partisë Vetëvendosje si dhe Pjetër Shala, ushtar i UÇK-së po vazhdon në rrethana të mungesës së theksuar të transparencës dhe redaktimeve të shumta që efektivisht shkaktojnë huti dhe mosbesim në opinion sikur që shkelin të drejtat e njeriut të personave që po gjykohen duke ua pakësuar mundësinë për mbrojtje. Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Salih Mustafa, më herët ishin dënuar me dënime kapitale dhe drakonike, të pashembullta me dënimet e gjykatave që trajtojnë raste të kësaj natyre. Risi e kësaj Gjykate, nga aspekti i të drejtave të njeriut pa asnjë dyshim raciste (sepse të gjitha arrestimet, gjykimet dhe dënimet janë në baza etnike) është numri i madh i të arrestuarve dhe atyre që merren në pyetje për një vepër që është risi, pengimi i administrimit të drejtësisë dhe frikësimi i dëshmitarëve e që është numër më i madh se i atyre që janë arrestuar, po gjykohen apo që janë dënuar, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …