leoni

Recep Tayyip Erdogan

Kryetari i Turqisë, Erdogan, ka kritikuar ashpër Amerikën për praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në Siri

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar ashpër Amerikën  për praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në Siri. Ai ka thënë se Uashingtoni  zyrtar po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj në Izrael. Çfarë pune ka ajo  dhe çka do të bëjë? Së bashku me anijet që e shoqërojnë dhe gjithashtu me avionët që mban, do të bombardojë dhe shkatërrojë Gazën, do të ndërmarrë hapa për masakra të mëdha. Erdogan tha se sot   në Siri Amerika  ka mbi 20 baza. Çfarë pune kanë bazat amerikane në Siri? Fatkeqësisht Amerika rrëzoi një dron turk. NATO dhe Amerika  rrëzojnë dronin tonë. A nuk është Turqia një aleat i Amerikës  në NATO? Kur iu  përshtatemi jemi partnerë, në të kundërtën jo Për fat të keq, për momentin të gjitha organizatat terroriste po trajnohen nga Amerika, ajo po i pajis ato. Dhe me këto organizata si në Siri ashtu edhe në Lindjen e Mesme, po e kthejnë të gjithë rajonin në një gjakderdhje, ka thënë mes tjerash në reagimin e tij, kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …