leoni

KMDLNJ

KMDLNj: Në këto rrethana nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) vlerëson se në këto rrethana nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, sipas ligjit dhe sipas standardeve minimale ndërkombëtare, prandaj, sipas këtij institucioni, duhet të mendohet, nëse ia vlen të bëhet një improvizim i mbajtjes së zgjedhjeve në këto kushte e që, pa asnjë dyshim do të përsëriteshin shpejt. “Mundësia e vetme e mbajtjes së zgjedhjeve është harmonizimi i një marrëveshje politike, në nivelin më të lartë ndonëse zgjedhjet janë çështje ekskluzivisht e brendshme e një shteti. Mirëpo, ky standard dhe parim, me rastin e Kosovës është shkelur shumë herë. Është kohë shumë e shkurtër të pranohen kushtëzimet politike të Listës Serbe siç janë formimi i menjëhershëm i Asociacionit – Zajednicës dhe tërheqja e njësisë speciale të Policisë së Kosovës por …nuk i dihet! Në këto rrethana nuk ka as kushte minimale për mbajtje të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës. Në anën tjetër, veriu i Kosovës, për shkak të bojkotit është shndërruar në shkretëtirë të veprimit institucional”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 23 prill në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Një ditë me parë edhe Demokracia në Veprim ka theksuar se rrethanat aktuale nuk mundësojnë zgjedhje të lira dhe të drejta në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …