KMDLNJ propozon që në vend të shtatores të ndërtohet një mauzole për veprimtarin, Adem Demaçi

KMDLNJ propozon që në vend të shtatores të ndërtohet një mauzole për veprimtarin, Adem Demaçi

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, propozon që veprimtarit Adem Demaçi t’i ndërtohet një mauzole ku në të duhet të vendosej edhe arkivoli me mbetjet mortore. Këtë propozim ky këshill e thotë pasi qeveria hapi tenderin për ndërtimin e shtatores “Adem Demaçi”. “KMDLNJ propozon që në sheshin ku parashihet të emërohet “Sheshi apo Parku Adem Demaçi” të ndërtohet “Mauzoleu Adem Demaçi” ku do të vendosej edhe arkivoli me mbetjet mortore të këtij kolosi që e afirmoi në planin global luftën për liri, të drejtat e njeriut dhe çlirim nga robëria e që e vulosi me sakrificën 30 vjeçare në burgjet e ish- Jugosllavisë dhe aktivitetin politik e kombëtarë thuaja 65 vjeçare. Gjithashtu, rreth këtij Mauzolen duhet të ndërtohet një infrastrukturë përcjellëse dhe për këtë duhet të shpallet një tender ndërkombëtar”. “ KMDLNJ vlerson se “Sheshi – Parku Adem Demaçi” ka hapësirë të mjaftueshme për një Kompleks Memorial e që do të ishte një histori e luftës shekullore për liri ku do të mësohej historia e vërtetë dhe se për këtë shembull më të mirë se Adem Demaçi nuk ka”, thonë nga ky këshill.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …