KMDLNJ

KMDLNj: Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta rrisë buxhetin për mbrojtje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar nga qeveria e ardhshme e vendit që të rrisë buxhetin për mbrojtje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale si dhe mbulimin e të gjitha shpenzimet të familjarëve të ngushtë në mënyrë që të kenë mbrojtje cilësore. Kjo kërkesë ka ardhur pas krijimit të rrethanave të reja ku, si të ftuar të Gjykatës Speciale po ftohen çdo ditë të dyshuar dhe dëshmitarë. Sipas KMDLNj-së, kjo është e drejtë elementare e njeriut e që çdo qeveri e ka detyrim ta respektojë dhe ta përmbushë këtë të drejtë. “Po të faturoheshin shpenzimet për mbrojtje të të akuzuarve potencialë dhe të gjitha shpenzimet për familjarët e ngushtë të këtyre personave në adresë të Dhomave të Specializuara, numri i të ftuarve do të ishte më i vogël. Qeveria e Kosovës, me kohë është dashur të refuzojë çdo faturë financiare për ata që arrestohen dhe dërgohen dhunshëm, kundër vullnetit si dhe kundër të drejtave të njeriut, në shtetet e tjera, mijëra kilometra larg Kosovës, thuhet  mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …