Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë kritikuar vendimin e BE-së lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë kritikuar vendimin e BE-së lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë kritikuar  vendimin e Bashkimit Evropian për të mos nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se një gjë e tillë i hap derën ndikimit më të madh rus. “Ne ofrojmë një mundësi për Ballkanin që të shikojë nga Perëndimi, jo nga Rusia dhe Lindja”, tha senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, në një seancë të hapur të Kongresit, kushtuar rajonit. “Sa herë që dështojmë në këtë mundësi, sikur  dështoi BE-ja ne dërgojmë mesazh shumë të fuqishëm te vendet e Ballkanit Perëndimor se ato nuk duhet të vazhdojnë me reforma, se nuk duhet të vazhdojnë të shikojnë kah Perëndimi dhe të përqafojnë vlerat e tij”, tha senatorja Shaheen. Po kështu i  dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, u tha senatorëve se Departamenti i Shtetit është “zhgënjyer thellësisht” nga vendimi i BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …