Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kërkon faljen e dënimeve të pandemisë për qytetarët dhe bizneset

KMDLNJ: Qytetarët nuk duhet të paguajnë për testin COVID-19 dhe se kjo është përgjegjësi e shtetit

Ministria e Shëndetësisë ka filluar tashmë t’i licencoj laboratorët privat të cilët kryejnë teste serologjike SARS COV2. Për këtë ka reaguar KMDLNJ, duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të paguajnë për testin COVID-19 dhe se kjo është përgjegjësi e shtetit. “Është rritur kapaciteti për testim, sidomos me licencimin e laboratorëve private e që KMDLNJ, në mungesë të transparencës, nuk i ka të qarta kriteret në bazë të cilave është dhënë licenca. Rritjen e kapaciteteve për testim, ky këshill e sheh si të domosdoshme dhe pozitive për qytetarët e Kosovës mirëpo kërkon një mbikëqyrje serioze, ndryshe ekziston rreziku real për një korrupsion pandemik. KMDLNJ kundërshton çmimet e caktuara si të papërballueshme për shumicën e qytetarëve të Kosovës aq më parë që kemi thellim të krizës ekonomike me ç’rast një numër i madhe varet nga asistenca sociale dhe nga pakoja emergjente. Krijimi i kushteve për testim në raste kur dyshohet për infektim me COVID-19, është përgjegjësi e shtetit përjashtuar rastet kur të testuarit e bëjnë testin për qëllime turistike, të bërit biznes e që nuk kanë asnjë problem të natyrës financiare”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …