Kuvendi

Vetëvendosje dhe LDK nuk e votuan projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk votuan sot për projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky projektligj i cili ishte proceduar në Kuvend në vitin 2018 me iniciativë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka për qëllim institucionalizimin e luftës së UÇK-së dhe promovimin e mbrojtjen e vlerave të luftës nëpërmjet ligjit. Pro këtij ligji votuan vetëm 35 deputetë, ndërsa 1 ishte kundër. Pro ligjit votuan të gjithë deputetët e PDK-së që ishin në seancë, ata të AAK-së, NISMA dhe deputetë të minoriteteve jo-serbe. Edhe pse në seancë ishin të pranishëm deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të LDK-së, nuk morën pjesë fare në votim duke bllokuar miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …