KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNJ: Seancat e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, mundësi për mosveprim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një reagimi dërguar medieve, seancat e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës i ka quajtur “mundësi për mosveprim”. Ky reagim u bë pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për Ramush Haradinajn, i cili u arrestua nga autoritetet franceze më 4 janar në aeroportin e Bazelit në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia më 2004 që ndërlidhet me krime lufte. KMDLNj thotë se seanca që do të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës do të jetë vazhdimësi e seancave të jashtëzakonshme paraprake “që nuk kanë prodhuar asnjë rezultat përveç fyerjeve, akuzave dhe kundër- akuzave si dhe rritjes së rreme të adrenalinës patriotike”.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …