KMDLNJ

KMDLNj: Shtrëngimi i masave kundër të burgosurve shqiptarë, në Hagë, është në kundërshtim me të drejtat e njeriut

Në një reagim të KMDLNJ-së  thuhet në Burgun e Gjykatës Speciale Raciste në Hagë është bërë një komunitet prej qytetarëve shqiptarë, shtetas të Kosovës, numri i të cilëve po rritet sidomos kohëve të fundit. Të gjithë këta janë arrestuar në Kosovë, përjashtuar Pjetër Shalën që është arrestuar në Belgjikë dhe të gjithë mbahen larg familjeve që është në kundërshtim me të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria. Për pasojë nuk mund të vizitohen nga familjarë të moshuar, të sëmurë apo fëmijë për shkak të distancës , deri vonë edhe vizave si dhe kufizimeve tjera.  Gjykimet ndaj shtetasve të Kosovës që po mbahen peng në Hagë në të shumtën e rasteve janë të mbyllura për publikun që paraqet dhunim të parimit të publicitetit që është njëra ndër shtyllat e një procesi transparent e që këtu qartazi nuk është. Ndërkaq, nëse gjykimet pjesërisht edhe mund të monitorohen nga publiku dhe ekspertët, trajtimi i të paraburgosurve brenda hapësirave të paraburgimit janë krejtësisht jotransparente dhe informatat dalin vetëm përmes burimeve jozyrtare, vet të burgosurve apo edhe burimeve që duan të mbesin anonimë e që janë brenda burgut.  KMDLNj është jashtëzakonisht i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku të burgosurit shqiptarë, të gjithë shtetas të Kosovës po trajtohen në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e njeriut, qoftë edhe të privuar nga liria, thuhet mes tjerash, në një reagim të KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …