KMDLNJ

KMDLNJ: Vendi po kalon ditë të vështira për shkak të pandemisë, pozita e opozita nuk po koordinohen mes vete

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar përmes një njoftimi për mosbashkëpunimin mes pozitës dhe opozitës në vend. Nga KMDLNJ është thënë se institucionet po kalojnë kohë të vështira për shkak të pandemisë, dhe mosbashkëpunimi mes pozitës dhe opozitës po i bënë jofunksionale institucionet. “Ndonëse ishte dhe është interes vital i qytetarëve që sa më shpejt dhe sa më lehtë ta kalojnë pandeminë, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe material, ka munguar përkrahja e opozitës për të ndërtuar dhe zbatuar një strategji për luftimin e pandemisë, për më keq opozita e ka përdorur si “mjet lufte“ pandeminë për ta diskredituar pozitën dhe për të provokuar zgjedhjet e parakohshme ndonëse Kosova nuk qëndron keq krahasuar me vendet e rajonit në menaxhimin e pandemisë”, është thënë nga KMDLNJ.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …