Koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-të kundër ISIS-it sot ka hyrë në vitin e katërt të ndërhyrjes

Koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-të kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik sot ka hyrë në vitin e katërt dhe për Pentagonin shkatërrimi i plotë i xhihadistëve është vetëm një çështje kohe. Më 8 gusht 2014, dy avionë të tipit FA-18 u ngritën nga një aeroplanmbajtëse amerikane për të kryer bombardimet e para të koalicionit kundër ISIS-it, në veri të Irakut. Tre vite pas një fushate intensive ushtarake të bazuar kryesisht mbi sulmet ajrore, koalicioni rimori 70 për qind të territorit që xhihadistët kishin marrë në Irak dhe 50 për qind në Siri. “Asnjë centimetër i territorit që kemi çliruar nuk është rimarrë nga ISIS-i”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes, Jeff Davis dhe shtoi se ISIS-i është duke u përballur me një humbje të pashmangshme. “Në momentin më kulmor të përparimit të tyre, xhihadistët kishin pushtuar 104 000 kilometra katrorë në Siri dhe Irak dhe kishin tetë milionë persona nën zgjedhën e tyre”, theksoi Jeff Davis. Koalicioni përbëhet nga 69 vende, por vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre merr pjesë në sulmet ajrore, apo në misionet trajnuese të forcave lokale.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …