Koalicioni për Familjen ka mbajtur një tubim elektoral në qytetin e Besianës, ku drejtuesit e këtij koalicioni theksuan se angazhimi i tyre është për një të ardhme më të mirë për qytetarët, duke u fokusuar në fushat e shëndetit, arsimit dhe sigurisë. Ata shprehën falënderime për mbështetjen e qytetarëve dhe theksuan se koalicioni është një mundësi e vetme për të ofruar mbështetje të plotë për familjet kosovare. Me angazhimin e tyre, ata premtojnë realizimin e programit dhe të premtimeve nëse arrijnë të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
