Kocijançiq

Kocijançiq: Kosova e Serbia duhet të përcaktojnë vetë gjuhen e përbashkët për të arritur pajtimin

Në pyetjen nëse tema e ndarjes mund të jetë në tavolinë, Zyra e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherinit iu ka shmangur përgjigje së drejtpërdrejtë. Brukseli e lë të hapur dhe krejtësisht në dorën e dy palëve negociuese diskutimin rreth ndërrimit  të territoreve dhe temave të tjera. Zëdhënësja e Zyrës së Mogherinit, Maja Kocijanciq, ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë reale, e zbatueshëm dhe në përputhshmëri me Ligjin Ndërkombëtar. E sa për ndarjen, Kocijanciq thotë se Kosova e Serbia e përcaktojnë vetë gjuhen e përbashkët për të arritur pajtimin. “Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ka për qellim promovimin bashkëpunimin afatgjatë mes dy palëve, t’u ndihmoje atyre te arrijnë përparim ne rruge drejt Evropes, si dhe ta përmirësojnë jetën e qytetareve te vet. Zgjidhja afatgjate nënkupton se zgjidhja duhet të jetë reale, e zbatueshme dhe e qëndrueshme sipas ligjit ndërkombëtar. Palët janë duke përcaktuar gjuhen e përbashkët për pajtim te ndërsjellë”, tha Kocijanciq për mediet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …